“Jepte para me fajde”, cilat janë 3 pistat e hetimit për vrasjen me eksploziv të Aleksandër Sadikajt

schedule11:58 - 13 Qershor, 2022

schedule 11:58 - 13 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur fundjavën që lamë pas në Tiranë, ku u vra Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari me origjinë nga Berati.

Në pyetje janë marrë disa person, të afërm por edhe e dashura e Sadikajt me të cilën jetonte me qira në Sauk. Dyshimet kryesore janë se, Sadikaj i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij.

Sadikaj ka qenë në Tepelenë dy ditë më parë ndërsa tritoli nuk dihet se kur i është vendosur në makinë. Autorët e kanë vëzhguar objektivin e tyre, kjo vërtetohet edhe nga mënyra se si e kanë bërë shpërthimin.

Lexo edhe: Të gjitha lajmet për vrasjen e Aleksandër Sadikaj

Një mbrëmje para atentatit, i riu ka qenë në një lokal pranë “Pallatit me Shigjeta”, bashkë me të dashurën e tij. Në hetuesi, e dashura e tij ka pohuar se nuk ka vërejtur lëvizje të dyshimta. Ajo ka pohuar se pasi kanë marrë makinën kanë parë një problem tek pjesa e serbatorit pasi ishte e hapur.

Dëshmia e shokut të viktimës po ashtu ka ngritur një tjetër pistë hetimesh. Miku i fëmijërisë ka pohuar se Aleksandër Sadikaj jepte para borxh kundrejt përqindjes.

Tashmë policia ka tre pista hetimesh. E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, ndërsa pista e tretë është ajo e e borxheve./abcnews.al/