Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë sisteme moderne të mbrojtjes ajrore për vendin e tij, duke thënë se më shumë se 2600 raketa janë dërguar në vend që nga fillimi i pushtimit, shkruan BBC.
Zelensky ka kërkuar sistemin Iron Dome të Izraelit dhe sistemet raketore amerikane Patriot, të cilat sipas tij janë pikërisht këto armët që i duhen Ukrainës. Por mbrojtja ajrore nuk është e vetmja gjë që kërkojnë ukrainasit. Ata thonë se kanë nevojë të dëshpëruar për më shumë sisteme artilerie, ndërsa vazhdon beteja në rajonin lindor të Donbasit.
Lufta për Severodonetsk është kthyer në një betejë të përgjakshme në rrugë, me viktima të shumta nga të dyja palët. Mes tyre është edhe ish-ushtari britanik, i vrarë të premten e kaluar. Një këshilltar i Presidentit Zelensky bëri homazhe për Jordan Gatley, duke thënë se “ai ishte një hero i vërtetë”.
Mykhailo Podolyak tha: “Ne do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e tij për mbrojtjen e Ukrainës dhe botës së lirë”.
/abcnews.al