Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni zhvilloi një super sezon në Austri te skuadra e Tirolit, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të saj.
22-vjeçari arriti të shënonte dhe 19 gola, teksa fitoi edhe “Këpucën e Artë”, një çmim të cilin e ndau me sulmuesin Karim Adeyemi ndërsa kjo arritje e 22-vjeçarit nuk mund të kalonte pa u vënë re nga klube të cilat bëjnë pjesë në kampionatet elitarë të Europës.
Sipas “Suersport” në gjurmët e lojtarit të Juventusit, skuadër që ka në zotërim edhe kartonin e tij ka rënë një tjetër ekip i Seria A. Siç raportohet Sampdoria ka rënë në gjurmët e Vrionit, i cili në Seria A ka debutuar me Juven
Vrioni është aktivizuar me të rinjtë e Sampdorias në vitin 2015 ndërsa ishte pjesë e dorianëve deri në vitin 2020, por pa ia dalë të aktivizohej me ekipin e parë. Gjithsesi, nëse tratativa mes sulmuesit dhe Sampdorias dhe Vrionit mbyllet me sukses, atëherë sulmuesi do të ketë mundësinë të rikthehet si protagonist në klubin e vjetër. /f.a/abcnews.al