Ky është fustani perfekt për temperaturat e larta

schedule18:57 - 11 Qershor, 2022

schedule 18:57 - 11 Qershor, 2022

Këtë sezon dhe teksa rinovojmë garderobën në funksion të verës, jemi në kërkim të veshjeve komode dhe të freskëta. Ndërsa ditët kalojnë dhe shkojmë drejt qershorit, temperatura rritet gradualisht dhe pëlhurat tona sintetike shkaktojnë parehati në kontakt me lëkurën.

Ka diçka të mrekullueshme te liri. Nga njëra anë janë të freskëta dhe të ajrosura ndërsa nga ana tjetër endja e tyre kryq lejon që drita të kalojë nëpër to por pa na ekspozuar. Përkundrazi, linoja arrin të jetë gjithmonë e sofistikuar, ndërkohë që nxjerr nostalgji, si një kujtim i bukur vere. Përveç këmishave prej lino, të cilat janë pikat heroike të gardërobës verore, një mënyrë e thjeshtë për të arritur një pamje elegante janë edhe fustanet midi dhe maxi lino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!