EMRAT/ “Dyndën” Cagliar-in me “të bardhë”, arrestohen 3 shqiptarë. Vlera në treg e drogës 1 mln euro

schedule15:11 - 11 Qershor, 2022

schedule 15:11 - 11 Qershor, 2022

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për trafik droge.

Dy nga shqiptarët, me banim në Santa Croce, akuzohen se kanë sjellë 8 kilogram kokainë, amfetaminë dhe marijuanë në ishull.

Të arrestuarit janë Amarildo Meta, 34 vjeç, pronar i një biznesi dhe Armand Mansaku, 40 vjeç.

Sipas hetuesve ata furnizonin me drogë tregun e Cagliarit dhe droga e sekuestruar arrinte vlerën e mbi 1 milion eurove.

I arrestuari i tretë është 42-vjeçari Dimitri Tarantini, gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili jeton prej vitesh në Cagliari.

Meta dhe Mansaku  u larguan nga Santa Croce sull’Arno për të mbërritur në Cagliari në shtëpinë e Tarantinit.

Ata ishin korrierët që çonin drogën në Cagliari dhe më pas e shisnin në zonë gjatë natës.

Hetimet e policisë nisën pas një denoncimi se në pallat kishte lëvizje të dyshimta të dy personave.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një çantë shpine me drogë në dollap.

Në shtëpi kishte edhe celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera të përcaktuara si interesante për zhvillimin e hetimeve.

Hetuesit, të udhëhequr nga Fabrizio Mustaro, po punojnë për të rindërtuar origjinën e drogës, veçanërisht amfetaminës dhe kokainës./abcnews.al/