Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, sipas BBC.
Ajo tha se kërkesa “do të merret në vlerësimin tonë”, duke përkrahur kështu gatishmërinë e Ukrainës për të nisur negociatat për marrjen e statusit kandidat në BE. Von der Leyen u tha gazetarëve se vlerësimi nga komisioni do të paraqitet së shpejti dhe se komisionerët dhe zyrtarët e BE-së do ta rishikojnë kërkesën përpara samitit që do të mbahet në datat 23 e 24 qershor, ku pritet që çështja të diskutohet edhe më gjerë.
Udhëtimi i Von der Leyen në Kiev është i dyti që nga pushtimi rus, ku më 8 prill 2022 ajo do t’i dorëzonte Zelenskit një pyetësor që zyrtarët e tij duhej të plotësonin për të dhënë detaje në lidhje me informimin e Këshillit Evropian nga Komisioni, i cili përfaqëson 27 shtetet anëtare të BE-së.
Rikujtojmë se gjatë vizitës, Presidentja Von der Leyen tha se “Ukraina i përket familjes europiane”, megjithatë disa vende të BE-së kanë shprehur kujdes për t’i dhënë Ukrainës një proces të përshpejtuar të kandidaturës.
/abcnews.al