Një mësuese e klasave parashkollore në shkollën fillore “7 Marsi” në Prishtinë është goditur me thikë nga nëna e një nxënësi. Gjendja e saj është e qëndrueshme, por ngjarja ka ngjallur pasiguri të nxënësit dhe prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle.
Një nënë 38 vjeçare dyshohet se e ka goditur me thikë një mësuese në shkollën fillore “7 Marsi” në Prishtinë.
E dyshuara menjëherë është arrestuar nga policia, ndërsa mësuesja është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Megjithatë ngjarja ka shqetësuar nxënësit e kësaj shkolle.
Të shqetësuar janë edhe prindërit, ndërsa kanë vetëm fjalë të mira për mësuesen e plagosur.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i uroi shërim mësueses që me dekada punon në Komunën e Prishtinës./ ABC News Albania 24/7