Liverpool dhe Darwin Nunez janë gjithmonë e më afër, pasi “The Reds” kërkojnë me çdo kusht transferimin e sulmuesit të Benficas në “Anfield”.
Sipas raportimeve të “Liverpool Echo”, Nunez u ka komunikuar tashmë familjarëve dhe miqve të ngushtë vendimin e tij, ku siç thuhet ka zgjedhur pikërisht skuadrën angleze për të vazhduar karrierën e tij.
Në këtë mënyrë Nunez do të vihej nënurdhrat e Jurgen Klopp, teksa pritet të shkëlqejë edhe me fanellën e “The Reds”. /f.a/abcnews.al