Burime nga policia pohojnë për ABC se janë shoqëruar në polici të dyshuarit e parë që mund të kenë lidhje apo njohuri për vrasje e rojes, 67-vjeç që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.
Po ushtrohen kontrolle në kodrën përkarshi serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të japë dritë për zbardhjen e së vërtetës.
Pistat e hetimit janë disa, nga konfliktet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparëshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.
Do jetë e vështirë për policinë zbulimi i autorit të vrasjes së rojes, pasi kamerat kanë fushëpamje vetëm nga serat dhe jo nga kabina ku rrinte roja.
/abcnews.al/