Papa takon Presidenten e KE-së: Të angazhuar për t’i dhënë fund luftës

schedule16:02 - 10 Qershor, 2022

schedule 16:02 - 10 Qershor, 2022

Papa ka pritur ditën e sotme në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Më pas ajo u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit, i shoqëruar nga Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretariatin e Shtetit, ne u fokusuam në marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe angazhimin e përbashkët për të punuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , duke i kushtuar vëmendje të veçantë aspekteve humanitare dhe pasojave që sjell konflikt i zgjatur,” njoftoi Selia e Shenjtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!