Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi krijimin ne një fronti të ri opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist i Edi Ramës, sipas tij. Teksa u shpreh se PD është e vonuar me protestat të cilat i ka paralajmëruar më herë, Berisha theksoi se në zemrat e qytetarëve po zien revolta.
Berisha: Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin në këtë moment kritik të një froni opozitar për shpëtimin Shqipërisë të përbërë nga të gjitha forcat politike të vërteta opozitare, shoqëri civile, personalitete kundërshtare të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethit akademik, të gatshëm për tu përballur me regjimin monist të Edi Ramës. Unë jam i vonuar, shumë i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Revolta në zemrat e njerëzve po zien. Lëvizjet janë shumë interesante. Ndonjëherë i udhëheq ti, herët e tjera të udhëheqin ato. Kërkesa për protestë është universal sot dhe PD është e vonuar.
I kemi grupet, qytetarët, grupet e interesit, janë të gjithë para nesh. Ne nuk ka asnjë diskutim që do ta zbatojmë dhe do jemi në lartësinë e detyrimeve tona ndaj tyre. Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të tij. Siç bën lojën e neveritshme të Presidentit të funksion të tij marrin përsipër të keqpërdorin komisionet e reformave të Edi Ramës. Ne do bashkohemi me të gjithë ata që janë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist.
PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist, dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë tha Berisha./abcnews.al/



