“I kërkoi të bënte fushatë”, Berisha akuza të tjera për Ballën: Dumani s’pranoi, çfarë ndodhi më pas

schedule12:44 - 10 Qershor, 2022

schedule 12:44 - 10 Qershor, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është përplasur këtë të enjten në Kuvend me Taulant Ballën.

Ky i fundit tentoi t’i ndërpresë fjalën Berishës teksa denonconte skandalet e qeverisë, ndërsa ish-kryeministri iu drejtua me termat: ‘Duman, mos ma prit mua fjalën’.

Më herët ish-kryeministri ka deklaruar se Taulant Balla ka qindra telefonata me Nuredin Dumanin, vrasësin serial i cili ka rënë në prangat e policisë. Kreu i PD Sali Berisha ka bërë akuza të forta për kreu e Grupit të PS, Taulant Balla në komunikim e tij të zhvilluar për mediat. Ndër të tjera Berisha tha se Prokuroria i ka të gjitha provat, ndërsa shtoi se ai vetë ka zgjedhur që t’ja thotë të vërtetat  Ballës vetëm në Parlament.

Ndërkohë edhe sot Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat u kthye tek këto akuza duke thënë se gjithçka që ka deklaruar janë në dosjet e prokurorisë.

Berisha: Berisha nuk flet pa provat dhe fakte. Garantoj se do t’ja them në sy në parlament.

Berisha: Jo. Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë ju them se do t’ja them në parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap unë prokurorisë , i ka të gjitha në dosje. Mund të thuash pse po i fshehë Prokuroria sepse i ka në dosje. Do të them shumë të tjera. Unë do t’ja them në Parlament sy më sy. Atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë, . Çdo gjë dhe shumë të tjera…Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles…Ata tregojnë që po e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e  tij elektorale dhe ai i ka thënë jo. Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë…Për revolen e fshehur , pesë vetë janë në burg për këtë.  Edhe kuptohet që revolën e kanë vendosur. Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që Tao se ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai.

Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme.”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!