Vdiq tragjikisht gjatë pushimeve në Dhërmi, trupi i 21-vjeçarit anglez ende në Shqipëri, prekin miqtë: Humbje e madhe

schedule13:26 - 9 Qershor, 2022

schedule 13:26 - 9 Qershor, 2022

Turisti britanik, 21-vjeçari Zohar Collins humbi jetën më 1 qershor pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ku po qëndronte.

“Një student hebre nga Londra, i cili “gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij” ka vdekur gjatë pushimeve në Shqipëri”, shkruajnë mediet britanike.

Studenti i fizikës i Universitetit të Leeds-it kishte udhëtuar me miqtë në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare, pasi mbaroi vitin e tretë të universitetit.

Shoku i tij ka folur për mediet dhe ka treguar se ishte së bashku me të në ditën e fundit të jetës.

Lexo edhe: Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, i riu anglez ndërron jetë rrugës për në spital

“Isha me Zoharin në ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë. ”

Trupi I tij ndodhet ende në Shqipëri, ndërkohë që në internet ka nisur një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit dhe 3 vëllezërit e tij që të marrin trupin e pajetë.

Në një deklaratë, Shoqata e Fizikës së Universitetit të Leeds u shpreh se ai ishte një  “mik të dashur” dhe “anëtar jashtëzakonisht i vlerësuar”.

Në deklaratë thuhej: Humbja e Zoharit lë një boshllëk të madh në jetën tonë dhe në komunitet, i cili nuk do jetë më i njëjtë pa të.

21-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Vlorës. Dyshohet se në gjendje të dehur ai u rrëzua nga kati I tretë dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të  marra./abcnews.al/