Forcat ruse kanë shtuar përpjekjet e tyre për të përparuar në jug të Izium në Ukrainën lindore, sipas inteligjencës ushtarake britanike, shkruan skynews.
Gjithashtu vazhdojnë përpjekjet për të marrë në kontroll Severodonetsk, por, në 48 orët e fundit, Grupi Lindor i Forcave të Rusisë (EGF) gjithashtu ka të ngjarë të ketë rritur përpjekjet e tyre për të avancuar në jug të Izium, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit mbi konfliktin.
“Përparimi i Rusisë në Izium kishte ngecur që nga prilli, pasi forcat ukrainase arritën të zmbrapsin përparimin e forcave ruse”, tha Ministria e Mbrojtjes në Twitter.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 9 June 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/og2mqOHzJQ
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/XGp8Uc97x9
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) June 9, 2022
Inteligjenca britanike shtoi se ka të ngjarë që Rusia të kërkojë të rifitojë vrullin e fillimit në mënyrë që të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi Severodonetsk dhe t’i japë asaj mundësinë për të avancuar më shumë në rajonin e Donetskut.
Rusia po fokusohet në “çlirimin” e rajonit lindor të Donbasit si pjesë e “operacionit të saj special ushtarak” pasi u përball me rezistencën e ashpër të Ukrainës në veri. Separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, të cilat së bashku përbëjnë Donbasin, dhe Vladimir Putin dëshiron që rajoni të jetë tërësisht në kontrollin e forcave pro-ruse.
Nëse forcat ruse arrijnë të marrin në kontroll Severodonetsk, kjo do t’i jepte Moskës kontrollin e të gjithë Luhanskut dhe do të ishte fitorja e tij më e madhe deri më tani.
/abcnews.al