Rusët bombardojnë gjatë natës një fabrikë kimike në Severodonetsk, nuk dihet asgjë për fatin e 800 civilëve

schedule08:51 - 9 Qershor, 2022

schedule 08:51 - 9 Qershor, 2022

Fabrika kimike Azot në Severodonetsk, Ukrainë është bombarduar dy herë gjatë mbrëmjes që lamë pas. Sipas raportimeve, në të ishin strehuar 800 civilë, 200 punonjës dhe rreth 600 banorë.

Të paktën dy punishte u goditën, duke përfshirë një për prodhimin e amoniakut.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk Sergiy Gaidai, raportuar nga Ukrinform, por nuk ka asnjë informacion për fatin e civilëve. Brenda fabrikës ka edhe disa njësi ushtarake ukrainase, të cilat, sipas luftëtarëve pro-rusë, do të jenë tërhequr pas sulmit të ushtrisë së Moskës. /abcnews.al/