Aktorja e njohur Shegushe Bebeti për rreth 40 vite ka argëtuar me realizimin e personazheve breza të tërë fëmijësh. Surprizë për të, ishte festimi i 60-vjetorit në skenë përmes urimit të fëmijëve dhe miqve artistë.
Surprizat gjithnjë janë të bukura, por për Shegushe Bebetin, ditëlindja e 60 rezulton ndër më të bukurat. Për 40 vite ajo ka jetësuar personazhe të dashur për fëmijët. Ndërsa, kësaj here fëmijët i uruan ditën e lindjes. Tashmë kjo skenë është dashuri pa kushte për të. Personazhet e realizuar prej saj janë të shumta dhe teksa shtegtojmë në ambientin e saj më të dashur Teatrin e Kukullave ajo na rrëfen disa prej tyre.
Megjithëse e ka të vështirë të ndaj rolet, njëri është më i veçanti, Pinoku, i cili e kas shoqëruar për 25 vite. Shegushe Bebetit i kanë mbetur edhe pak vite në skenë. Ajo ndihet shpresëplotë për të rinjtë. Drejtori i këtij institucioni, Erion Isaj, thotë se kjo është jo vetëm një ditë gëzimi, por edhe frymëzimi. Mikja e saj Florinda Mazrreku jep një mesazh për brezin e ri.
Ndërkohë që së shpejti do të nisë edhe festivali ndërkombëtar i kukullave, ku Shegushe Bebeti është drejtore artistike dhe e cilëson si shans i mire për t’u njohur me tendencat më të fundit bashkëkohore në botë./ABC News