Limaj: Kurti është bërë njeri tjetër, nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e tij

schedule21:52 - 8 Qershor, 2022

schedule 21:52 - 8 Qershor, 2022

Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.

“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj.

Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiçin në dialog pa kërkuar falje Serbia, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur.

Mw tej, Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiçin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për  ta përmbyllur këtë problem të madh.

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, më tej ka thënë se është duke u bërë padrejtësi  ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.

“ Nuk ka kategorizim dhe, derisa kjo nuk ndodhë, atëherë vlen ligji bazik dhe kjo nënkupton se paga e veteranit duhet të rritet bashkë me atë minimale”, tha Limaj.