Gjaku i mirë nuk gënjen. Adriano Jr, djali i ish-lojtarit të Interit, Adriano “Perandorit”, luan për Serrano FC, në Rio de Janero.
Talenti 15-vjeçar ka treguar veten se është gati të ndjekë hapat e babait të tij duke shënuar një tregolësh në një ndeshje kundër Serra Macaense. Goli tij i parë ishte një kryevepër e vërtetë, duke lëshuar një goditje nga një distancë e largët.
Adriano “Perandori” ka postuar videon e golit në Instagram duke e komentuar “Krenar për tim bir, vazhdo kështu, të dua”./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram