Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zhbllokim i porteve të Ukrainës nga Rusia?”, Kuleba reagon për vizitën e Lavrovit në Ankara: I besoj marinës turke

schedule12:59 - 8 Qershor, 2022

schedule 12:59 - 8 Qershor, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka reaguar pas takimit të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov me homologun e tij në Turqi, Mevlut Cavusuglu për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar transportimin e grurit jashtë shtetit.

Kuleba ka thënë se Ukraina është duke negociuar çështjen e grurit kryesisht përmes OKB-së, shkruan BBC.

Kuleba tha se i beson marinës turke për të mbrojtur çdo rrugë të sigurt për anijet që largohen nga Ukraina.



Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov mbërriti sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Mediat turke gjithashtu publikuan pamjet e para të mbërritjes së Lavrovit në Turqi, i cili është takuar fillimisht me homologun e tij Mevlut Cavusuglu, sipas The Guardian.

Ndërkohë pas takimit, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij Mevlut Çavusoglu. Lavrov tha se bisedimet e paqes duhet të rifillojnë përpara një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskym duke theksuar se  “operacioni ushtarak special i Rusisë” do të vazhdojë.

Cavusoglu nga ana tjetër  tha se OKB-ja po shqyrtonte një plan për hapjen e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas duke theksuar se nevojiten më shumë bisedime për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve. Sergej Lavrov ka thënë se ai shpreson që të zgjidhet situata për eksportimin e grurit me kusht që Kievi të çminojë ujërat përreth porteve të Ukrainës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!