Durrës – Një i moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të pësuar në banesën e tij.
Policia raporton se rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar. Dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/