Sot zhvillohet dita e dytë e samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër. Përpara fjalimeve, liderët pjesëmarrës janë mbledhur për të bërë foton zyrtare.
I pranishëm ka qenë edhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Në momentin e realizimit të fotove, Rama i ka liruar vendin Varhelyuit duke u treguar shumë miqësor me të.
Në këtë samit marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Kosovës që refuzon të jetë pjesëmarrëse. Samiti është hapur nga lideri i vendit pritës, Kryeministri maqedonas, i cili foli për disa marrëveshje që do të nënshkruhen sot në këtë takim.
“Kjo është një kohë e sfidave të mëdha që kërkojnë vendime të përbashkëta. Ky është përkushtimi ynë për një jetë më të mirë për popujt tanë. Kufiri i gjelbër në kufi lejon lëvizje sa më të shpejtë të kamionëve që transportojnë produkte ushqimore dhe bujqësore. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm që këta shirita t’i heqim dhe t’i heqim barrierat. E di që pritja e kamionëve në kufi është zvogëluar. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe pas një kohe të gjatë kem një objektiv të përbashkët të vazhdojmë përpara. Ne jemi këtu për një standard më të mirë dhe cilësi më të mirë të jetës.
Ky samit na çon edhe më tej në bashkëpunimin tonë, në shkëmbimet tona të ndërsjellta. Sot do të firmosim memorandum dhe marrëveshje të reja bashkëpunimi, me njohjen e përbashkët të diplomave do ta lehtësojmë procesin për të krijuar një treg të vetëm të punës. Do ta bëjmë këtë së pari që të rinjtë të qëndrojnë këtu mos të largohen. Botës do të duhet t’i ofrojmë edhe detet shumë të bukura edhe falë Shqipërisë. Do të mundësojmë që qytetarët t’i gëzojnë këto në kushte të mira.
Shpresoj që të rrisim numrin e festivaleve kulturore dhe aktiviteteve më të mirë të rajonit. Shpresoj që më shumë serbë dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën për vitin 2022. Në këtë samit do nënshkruhen edhe marrëveshje të administratës doganore. Këto janë hapa të vërteta drejt etablimit të vlerave të BE-së. Ballkani Perëndimor patjetër të bëhet pjesë e BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Ftesa për Kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Besoj që ky samit do të bëjë kthesë të papritur. Të nderuar miq, na u bashkëngjisni, mund të bëjmë më shumë për ne dhe fëmijët tanë”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.
/abcnews.al