DURRËS – Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.
Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës. Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Kujtojmë se dy ditë më parë Noizy u përfshi në sherr me Kleviol Ahmetin (Cllevio Serbiano) .
Thuhet se sherri ka filluar pasi ky i fundit ka folur kundër reperit në rrjete sociale. Pas lirimit nga burgu, Klevio ka ofenduar sërish anëtarët e OTR.
Dje, ai ka vendosur që të shkojë tek lokali i Noizyt në Durrës por duket që kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit dhe e gjithë situata ka agravuar në përleshje. Dje janë publikuar dhe pamjet e plota, ku shihet Noizy së bashku me ish konkurrentin e “Për’puthen”, Geljan Rajku teksa “masakrojnë” me grushte Cllevion.
Lexo edhe: Një ditë më parë u zu me Noizyn, policia arreston “Cllevio-n” pasi theu masën e sigurisë
./abcnews.al/