Snajperi ukrainas vret “xhelatin” e ushtrisë private të Putinit

schedule16:59 - 7 Qershor, 2022

schedule 16:59 - 7 Qershor, 2022

Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë private të Putinit “Wagner”, i njohur për masakrën e të burgosurve të luftës dhe civilëve në Donbass. Vladimir Antonov u vra nga snajperi ukrainas, ndërsa luftonte në vijën e frontit.

Sipas britanikes Daily Mail, duke cituar mediat ruse, 44-vjeçari Antonov, një mercenar i Wagner-it i njohur si “xhelati”, u qëllua nga një snajper pranë Kharkivit më 5 qershor.

Antonov kishte bërë emër në Rusi si “vullnetari nga Buryatia”, rajoni nga ai vinte, por ishte i njohur për ukrainasit si “ekzekutuesi” për masakrat që ai ndihmoi të kryente gjatë pushtimit të parë të vendit nga Rusia në 2014.

Vdekja e tij u konfirmua nga Zambal Zamso Zanaev, kreu i rajonit nga erdhi Antonov, sipas gazetës ruse “Moskovskij Komsomolets”.

Mercenari rus i “Wagner” ishte i përfshirë në masakrën e robërve të luftës dhe civilëve në Donbas. Ai shërbeu në ushtrinë e rregullt ruse nga viti 1997 deri në 2005, kur u transferua në qytetin e Ulan-Ude, ku studioi në Shkollën Pedagogjike.

Ai la shkollën para se të mbaronte studimet dhe u punësua në tregti. Më pas iu përgjigj thirrjes për të shkuar në Ukrainë dhe për të marrë pjesë në luftime në vitin 2014.

Dhe kur rusët filluan të godasin Ukrainën më 24 shkurt, Antonov ishte një nga të parët që mori armët për të luftuar në territorin e tij të njohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!