Rusia planifikon të shkëpusë qytetin strategjik ukrainas të Severodonetsk dhe zonën përreth si nga veriu ashtu edhe nga jugu, sipas një përditësimi të inteligjencës britanike ndërsa Kremlini vazhdon të luftojë për kontrollin e plotë të Donbasit, shkruan CNN.
Gjatë fundjavës, forcat ukrainase rimorën kontrollin e 50% të Severodonetsk, tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se forcat ruse ka të ngjarë të vazhdojnë të pushtojnë zonat lindore të qytetit.
Trupat ukrainase janë përfshirë në beteja të ashpra në rrugë me ushtarët rusë në qytetin industrial të martën, ndërsa qytetet e tjera kanë qenë në sulme të vazhdueshëm nga ajri. Ndërkohë, në aksin jugor të luftimeve në rajonin e Donbasit. Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se përparimi i forcave ruse në Popasna ka ngecur.
Ndërsa janë raportuar edhe sulme të shumta në Izium.
“Rusisë do të përpiqet të shënojë sukses në të paktën një nga këto akse dhe të përparojë drejt objektivit të saj politik për të kontrolluar të gjithë Oblastin e Donetskut,” tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
/abcnews.al