Jennifer Lopez konsiderohet si një nga femrat më të bukura të shoëbizit ndërkombëtar. Ylli latin ndau në letrën e saj të re “On the JLo” me fansat e saj një nga sekretet më të rëndësishme të bukurisë së saj. Ajo thotë se lodhja e tepërt dhe mungesa e gjumit i kishin rrezikuar shëndetin.
Sa i përket sekretit të saj të çmuar, nuk është gjë tjetër veçse gjumi. Jennifer Lopez zbuloi se sa shumë i ndryshoi jeta e saj kur nisi të bënte gjumin e duhur. Këngëtarja 52-vjeçare tha se çdo natë fle nga shtatë deri në nëntë orë, por se në vitet ’90 gjërat nuk ishin ashtu.
“Kishte një moment në jetën time kur flija tre deri në pesë orë në natë. Isha në xhirime gjatë gjithë ditës dhe në studio gjithë natën dhe xhiroja në fundjavë”, tha ajo, duke vënë në dukje se përjetoi një sulm paniku. JLo zbuloi se ishte e tmerruar pasi nuk dinte se çfarë po ndodhte në trupin e saj.
“E gjithë puna dhe stresi që solli, së bashku me gjumin e pamjaftueshëm, më lodhën mendërisht dhe më duhej të shërohesha. Papritur u ndjeva sikur nuk mund të lëvizja. Tani e di se ishte një sulm klasik paniku i shkaktuar nga lodhja“, tha ajo.
Mjeku që pa Jennifer Lopez i dha asaj disa këshilla mjekësore që do t’i ndryshonin jetën dhe i tha se asaj i duheshin shtatë deri në nëntë orë gjumë. Këtu filloi udhëtimi im drejt mirëqenies”, vuri në dukje ajo. /abcnews.al