Armët e dërguara nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë më shpejt sesa trajnimi ushtarak për t’i përdorur ato. Në mungesë të trajnimit të nevojshëm, ushtarët ukrainas po përdorin Google për të deshifruar udhëzimet për përdorim.
Sipas New York Times, trajnimi i ushtarëve për përdorimin e teknologjive të reja po bëhet një pengesë në rritje dhe e rëndësishme.
SHBA miratoi një paketë të re prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën. Paketa e re do të përfshijë sisteme raketash, të cilat mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 km.
/abcnews.al