VIDEO/Princi Louis vazhdon të tërheq vëmendje në jubileun e Mbretëreshës, këtë herë i ka mbyllur gojën Kate

schedule15:57 - 6 Qershor, 2022

schedule 15:57 - 6 Qershor, 2022

Zemrat e të gjithëve u vodhën nga gjestet e Princit Louis, fëmijës së tretë të Princit William dhe Kate Middleton gjatë festimeve për Jubileun Platinum.

Që në ditën e parë ai tërhoqi vëmendjen me pafajësinë e tij fëmijërore dhe grimasat e tij të adhurueshme.

Në ditën e fundit të festimeve për 70 vjetorin e Elizabeth në fron, familja e Princit William, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore, ndoqën paradën madhështore në Londrën qendrore. Ndonëse e ëma, Kate Middleton, e kishte bërë që të ulej pranë saj, ndoshta për ta mbikëqyrur, ai nuk pushoi së qeni “djallëzor”.

Në videot e publikuara nga shtypi ndërkombëtar, ai paraqitet duke bërë një fytyrë tallëse me Dukeshën e Kembrixhit, duke vënë në provë durimin e saj, pasi ajo duket mjaft e irrituar, në një foto tjetër Lewis mbyll sytë me pëllëmbët e tij, kërkon të pijë një pije freskuese ndërsa pastaj i lodhur mbështetet në supin e nënës së tij. Madje, në një moment princi çapkën e përqafoi Kate dhe i dha një puthje pasi më herët kishte tentuar t’i mbyllte gojën me pëllëmbët e tij, ndërsa ajo më kot e këshilloi që të ulej me maturi. Në fakt, në një moment, princi i vogël i ka tërhequr flokët një vajze të ulur menjëherë pas saj, duke e detyruar dukeshën e Kembrixhit të ndërhyjë.

Skandalet e tij, megjithatë, nuk u kufizuan me kaq. Një ditë më parë, gjaku i vogël blu u gjet në ballkonin e pallatit, pranë monarkut dhe gjyshes së tij 96-vjeçare. Ai nuk ndaloi së foluri me të gjatë gjithë ngjarjes teksa mbylli veshët teksa avionët e RAF fluturonin mbi Buckingham./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!