Kuleba: Nuk kemi besim se Putin nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar Odesën

schedule14:38 - 6 Qershor, 2022

schedule 14:38 - 6 Qershor, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka kërkuar vendeve që të mos u besojnë premtimeve të Vladimir Putin, i cila tha se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar qytetin port jugor të Odesës, shkruan The Guardian.

Putin ka thënë se Ukraina mund të përdorë portet e Mykolayiv dhe Odesa për eksporte ushqimore dhe se Rusia nuk do të përdorë situatën për pastrimin e minave për të nisur “ sulme nga deti”.

Putin tha se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar Odesën. Ky është i njëjti Putin që i tha kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron se nuk do të sulmonte Ukrainën, disa ditë përpara se të fillonte një pushtim në shkallë të plotë të vendit tonë.

Nuk mund t’i besojmë Putinit, fjalët e tij janë boshe,” tha Kuleba në një postim në Twitter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!