Momenti i falënderimeve, Ardit Deliu e mbyll me Laçin pas katër vitesh

schedule11:17 - 6 Qershor, 2022

schedule 11:17 - 6 Qershor, 2022

Ardit Deliu është larguar pas katër vitesh nga Laçi. Mesfushori 25-vjeccar e mbylli me kurbinasit me shiritin e kapiteni në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe tani do të transferohet të luajë jashtë vendit.

Në rrjetet sociale, mesfushori që ka qenë pjesë e Besës, RNK Split e Hajduk Split II në Kroaci, është përshëndetur me kurbinasit, pas një sezoni që e mbyllën si nënkampionë të vendit.

“Faleminderit. Mendoj se nuk ka mënyrë tjetër për të filluar këtë post. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre 4 viteve. Faleminderit tifozëve laçian për mbështetjen e pakursyer çdo ndeshje.

Faleminderit trajnerëve që kanë dhënë gjithmonë maksimumin për të më ndihmuar të përmirësohem. Faleminderit shokëve të ekipit, nga viti i parë tek i fundit.

Faleminderit presidentit dhe drejtuesve të klubit. Natyrisht, falënderoj familjen time dhe miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në aventurën time të radhës. Me respekt , Ardit Deliu”, shkruan mesfushori. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!