Nga zjarri i vënë në zyrën e noterit të arrestuar Aleko Anagnosti në Sarandë ka vetëm dëme materiale.
“Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Persona ende të paidentifikuar, i kanë vendosur flakën zyrës në qendër të qytetit.
Lexo edhe: U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë
Mësohet se Anagnosti është arrestuar më 1 qershor me urdhër të Prokurorisë së Sarandës.
Kjo vjen dy ditë pasi gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 45 ditë për Anagnostin derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë.
/abcnews.al