Rafa Nadal mposht lehtësisht në finale Casper Ruud me rezultatin 3-0 (6-3 6-3 6-0) dhe fiton për herë të 14-të në karrierë turneun Roland Garros (të parin e kishte fituar në vitin 2005).
Finalja e Parisit ka qenë një sfidë pa histori. Spanjolli ka fituar dy setet e para 6-3, ndërsa në setin e tretë norvegjezi ngriti flamurin e bardhë, pasi nuk arrit të fitojë asnjë lojë.
Nadal fiton sërish turneun e tij të preferuar dhe falë këtij suksesi çon në 22 numrin e Slam-eve të fituar, duke u shkëputur i vetëm në krye të renditjes, pasi rivalët e përjetshëm Federer dhe Djokovic janë ndalur në kuotën e 20-të titujve të fituar. /f.a/abcnews.al