Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ I riu shqiptar kap sëpatën dhe shkatërron makinat e grekëve, kërcënon edhe policinë

schedule12:38 - 5 Qershor, 2022

schedule 12:38 - 5 Qershor, 2022

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak të veprimeve të tij të paprecedenta në Pagrati.

I riu shqiptar në një video të publikuar në mediat greke shihet me një sëpatë në dorë teksa shan dhe kërcënon qytetarët dhe oficerët e policisë.

 



Autori ka shkaktuar dëme në zonën e Pagratit me sëpatë në makina në lëvizje dhe ka kërcënuar këdo që i ka dalë para.

Policia është thirrur nga banorët e zonës dhe në një kohë shumë të shkurtër ka shkuar në vendngjarje.

Ata i kërkuan të hidhte sëpatën , por ai i ofendoi dhe i kërcënoi. Pas disa minutash, policia ka mundur që ta neutralizojë shqiptarin dhe ta vërë në pranga. Atij iu gjetën një sëpatë si dhe një thikë rreth 29 cm e gjatë.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!