Alessandro Bastoni mund të jetë sakrifica e interit në merkato sipas zërave, por agjenti i mbrojtësit, Tullio Tinti, qartësoi se ai është i lumtur te zikaltërit.
“Ai është sigurisht një tifoz i ekipit për të cilin luan dhe prandaj është i lumtur të qëndrojë tek Interi.
Por ai është gjithashtu një profesionist, ky është futbolli dhe gjithashtu duhet të përshtateni me të. Ai është i kënaqur që ndodhet te klubi i ëndrrave të tij. I lumtur që luan për Interin, fanellën zikaltër e ka nën lëkurë”, ka thënë ai për “Sportitalia”./h.ll/abcnews.al