Dy kolumbianë u arrestuan të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen të Panamasë teksa po përpiqeshin të udhëtonin në Spanjë duke mbajtur kokainë të fshehur në paruke.
Prokurorja Siomara Rodriguez , e specializuar në trafikun e drogës, fillimisht njoftoi arrestimin e një gruaje kolumbiane në një fluturim për në Madrid. Ajo ngjalli dyshime në policinë e aeroportit për shkak të flokëve.
Pas ekzaminimit me një aparat të posaçëm, ekspertët konstatuan se në paruken ishte fshehur kokainë në “68 pako cilindrike të zeza”.
Kjo është një metodë “e paprecedentë” e trafikimit në Panama, tha Rodriguez.
?▶️ | Una mujer de nacionalidad colombiana fue aprehendida en el Aeropuerto Internacional de Tocumen, con comprimidos con droga adheridos a su cabeza.
La Fiscal de Drogas, Xiomara Rodríguez explica esta diligencia y lo que pedirá la Fiscalía en audiencia de garantías. pic.twitter.com/Q1uw0JJ7gp
— Ministerio Público (@PGN_PANAMA) June 3, 2022
Disa orë më vonë, Prokurori i Përgjithshëm njoftoi arrestimin e një personi të dytë, gjithashtu të maskuar si grua me “67 pako” pluhur të bardhë të fshehura po ashtu në një paruke. Dhe ai po udhëtonte nga Kolumbia në Spanjë. Burimet konfirmuan se edhe i arrestuari i dytë është kolumbian.
Panamaja është porta kryesore për në Amerikën Qendrore për drogën nga Amerika e Jugut, kryesisht Kolumbia, vendi me prodhimin më të lartë të kokainës në botë, drejt Shteteve të Bashkuara. g.v/abcnews.al