Një protestuese ka ndërprerë gjysmëfinalen e Roland Garros, mes Ruud dhe Cilic, pasi është futur brenda në fushë për të përcjellë një mesazh.
Alizee quhet 22-vjeçarja, e cila po bën xhiron e internetit me veprimin e bërë në turneun prestigjioz të tenisit. Ajo në fanellën e saj kishte shkruar: “Edhe 1028 ditë na kanë mbetur”.
Alizee del kundër ndryshimeve klimaterike dhe bën thirrje që të reagohet në kohë, për një problem që ka të bëjë me ekzistencën e rruzullit tokësor.
Sa i takon ndeshjes, Casper Ruud fitoi 3-1 me sete ndaj Cilic dhe në finale të Roland Garros do të përballet me spanjollin Rafael Nadal. / abcnews.al