Njohje të reja dhe flirtime, 2 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri në muajin qershor

schedule12:07 - 3 Qershor, 2022

schedule 12:07 - 3 Qershor, 2022

Qershori do të sjellë fat në dashuri për dy nga shenjat e Horoskopit. Astrologia Meri Gjini zbuloi në “ABC e Mëngjesit” se bëhet fjalë për Peshoren dhe Ujorin.

Të dyja këto shenja do të kenë flirte të shumta dhe pikën e tyre të fortë do të kenë erosin. Sakaq,  Peshorja dhe Ujori do të kenë njohje të reja interesante gjatë muajit qershor.

LEXO EDHE:  Paraja, dashuria dhe puna, astrologia Meri Gjini: Si do të nis vera për 12 shenjat e Horoskopit

Peshorja:

Nervozizmi i ditëve të fundit të muajit maj do ta zëvendësojë një optimizëm shumë i fortë prej ditës së sotme dhe në vazhdim. Mënyra se si do të pozicionohen me njerëz që kanë përballë vetes do t’i bëjë të ndihen mirë për ç’ka përfaqëson mënyra e tyre. Për herë të parë pas 3-4 muajsh, që nga fundi i shkurtit, bilancet për atë ç’ka bëjnë dhe atë ç’ka meritojnë duket se gjejnë një formë balancimi. Edhe pse vera duket se ju shkon më fortë për pikën e tyre të erosit, për flirtin, për njohjet e tyre. Që do të thotë do të kalojnë në një fazë më solare.

Ujori:

Do të bëhen më social në raportet sociale me miqtë, krahasuar me 3-mujorshin që u mbyll dje. Gjëja e mirë tjetër është për sa i përket çështjeve të ekonomisë, pra do të mbyllin borxhe të vjetra, bilance të vjetra. Më e kryesorja, ashtu si për Pershoren ngelet loja e dashurisë, flirti. Do të kenë njohje të reja interesante, mund të ngelen në kuadrin e flirtit. E rëndësishme është që do të ndihen mirë dhe do të mbushen me pozitivitet. Për ata që presin ngritje në profesion do tu duhet të presin pak deri në vjeshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!