50 kg kokainë në ngarkesën e qymyrit në Portin e Durrësit, SPAK sekuestron anijen “Unistream”

schedule11:15 - 3 Qershor, 2022

schedule 11:15 - 3 Qershor, 2022

SPAK ka sekuestruar anijen “Unistream” në të cilën u kap 50 kg kokainë në portin e Durrësit. Anija “Unistream” ishte me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe vinte nga Kolumbia, në të cilën kishte një ngarkesë prej 6500 ton qymyr.

Lexo edhe: FOTO/ Dalin pamjet e kokainës në anijen e qymyrit nga Kolumbia, u ankorua dje në Portin e Durrësit

Kujtojmë se kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream”  u zbulua edhe nga ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit.

Të paktën deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë sasi kokaine që vinte nga Kolumbia. Ka qenë Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr, pasi ishte sinjalizuar më parë.

Anija “Unistream” ka nisur udhëtimin e saj nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Kjo është e disata herë që kapet kokainë në portin e Durrësit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!