Institucionet shëndetësore në Greqi janë alarmuar pasi dyshohet se në vend ka hyrë një person më sëmundjen e lisë së majmunëve.
Bëhet fjalë për një 61-vjeçar, i cili aktualisht është karantinuar në spitalin “Papageorgiou” në Selanik deri sat ë vërtetohet nëse është pozitiv me virusin e sëmundjes afrikane, shkruan protothema.gr.
Personi i dyshuar me virus është një 61-vjeçar nga Maroku. Ai ka mbërritur në Greqi nëpërmjet Stambollit dhe kur ka parë se kishte flluska në të gjithë trupin, është drejtuar në spital.
/abcnews.al/