Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës 21-vjeçari britanik Zohar Collins që ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ditën e sotme.
I riu nga Anglia dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin kur u rrëzua nga kati i tretë.
Njoftimi i policisë
Dhërmi/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/