Empoli zyrtarizon largimin e Aurelio Andreazzolit

schedule20:05 - 1 Qershor, 2022

schedule 20:05 - 1 Qershor, 2022

Përfundon aventura e Aurelio Andreazzoli te Empoli. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi toskan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me palët që kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin me tyre.

“Empoli Football Club njofton se Aurelio Andreazzoli nuk do të jetë në krye të Empolit në sezonin e ardhshëm futbollistik. Një falenderim i sinqertë dhe i përzemërt për Andreazzoli për punën e bërë tek skuadra, ndërsa i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet nga klubi.

Kujtojmë se nga mediat italiane raportohet se ish-trajneri i Venezias, Paolo Zanetti shihet si i duhuri për t’i besuar çelësat e skuadrës.

Palët kanë nisur tratativat, që duket se janë në rrugë të mbarë dhe nëse vazhdohet kështu me shumë mundësi Paolo Zanetti do të drejtojë skuadrën e Empolit sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!