Dështon vendimi i qeverisë që ditën e parë, në tregjet e Vlorës Dhe Durrësit përdoren ende qeset plastike

schedule16:14 - 1 Qershor, 2022

schedule 16:14 - 1 Qershor, 2022

Gjatë një vëzhgimi në një prej tregjeve të Vlorës duket qartë se vendimi i qeverisë për mospërdorimin e qeseve, ka dështuar që në ditën e parë.

Tregtarët vijojnë t’ju vendosin konsumatorëve frutat dhe perimet nëpër qese.

“Me qese plastike po punojmë para se të nxirrni këtë vendim duhet të kishin nxjerrë një alternative tjetër me çfarë të punojmë? Kush bën me rrejta e trasta, iku ajo kohë.”

Një pjesë e qytetarëve nuk janë dakord me vendimin.

“Ç’të bëjmë erdhëm në dyqan tani me çfarë t’i marrim? Këto i duam dhe për të hedhur mbeturinat me çfarë t’i hedhim.”

“Se di si do veprojmë se ka disa gjëra që nuk hidhen në çantë lecke.”

Të paktë janë ata që kanë marrë me vete traste.

“Ja trastë kam është rregulli deri sa është rregulli do e marr.”

Edhe në një prej tregjeve të Durrësit siç duket dhe nga pamjet vendimi për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike nuk është zbatuar./abcnews.al/