Një 78-vjeçar nga Kalifornia mori diplomën e shkollës së mesme në vitin 2022, pasi qendroi e mbyllur në një kabinet dosjesh për plot 60 vjet.
Ted Sams tha se ai u pengua të diplomohej në vitin 1962, sepse u pezullua pesë ditë para përfundimit të semestrit dhe humbi një provim përfundimtar.
Më tej, Sams u shpreh se e bëri provimin gjatë verës, por iu tha se nuk do t’i jepej diploma derisa të paguante 4.80 dollarë për një libër që nuk arriti ta kthente.
“Me kalimin e viteve, u ankova disa herë te fëmijët e mi se si 4.80 dollarë më penguan të kisha diplomën time”, tregoi i moshuari.
Ndërkohë, më në fund, shkolla e vjetër e Sams-it, San Gabriel, e ftoi atë që më në fund të pranonte diplomën e tij në ceremoninë e diplomimit të vitit 2022./abcnews.al