Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Përveç shkatërrimit të pjesës më të madhe të Ukrainës, lufta e Vladimir Putin rrezikon që miliona njerëz në mbarë botën të vuajnë nga uria. Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28% të grurit të tregtuar globalisht, 29% të elbit, 15% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit.
Sanksionet ndaj Rusisë dhe bllokada e porteve të Ukrainës, kanë penguar eksportin e shumë prej këtyre mallrave. Dhe fermerët po luftojnë për të kompensuar mungesën, pjesërisht për shkak të rritjes së çmimit të plehrave kimike.
Pse po rritet çmimi i plehrave kimike?
Plehrat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në revolucionin e gjelbër. Në vitin 1960, të korrat udhqyen 7% të popullsisë së botës, sipas Oxford Analytica, një firmë kërkimore.
Deri në vitin 2015, ra në vetëm 52% të popullsisë. Ekzistojnë tre lloje kryesore: plehrat me bazë azoti (nga të cilat i vetmi përbërës i shtrenjtë është gazi natyror), potasi (që siguron kalium) dhe fosfatet.
Çmimet e plehrave kimike u rritën ndjeshëm në vitin 2021 për shkak të një sërë faktorësh, ndër të cilët kryesorët janë rritja e kostos së energjisë dhe transportit ndërsa efektet ekonomike të pandemisë Covid-19 u zhdukën.
Sanksionet e vendosura në dhjetor 2021 ndaj Bjellorusisë, e cila prodhon 18% të potasit në botë, mbi përpjekjet e qeverisë së saj për të nxitur një krizë emigrantësh në Europë, i përkeqësuan edhe më shumë gjërat, raporton abcnews.al.
Pushtimi i Rusisë dhe sanksionet që pasuan kanë bërë që çmimet të rriten edhe më shumë. Në vitin 2021, 25 vende importuan më shumë se 30% të plehrave të tyre nga Rusia. Në shumë vende të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore kjo ishte mbi 50%.
Në Europë, shqetësimet për sigurinë energjetike po kufizojnë përdorimin e gazit natyror për të prodhuar plehra me bazë azoti. Dhe ndërsa Nigeria dhe Katari, që kanë me bollëk gaz natyror, po hapin fabrika të reja të azotit dhe Kanadaja ka hapësirë dhe mundësi për të rritur prodhimin e potasës, por sigurisht kjo do të marrë kohë.
Ndërkohë çmimet pritet të qëndrojnë të larta.
Kjo do të ndikojë tek të korrat. Fermerët mund të detyrohen të përdorin më pak plehra, duke ulur rendimentet dhe cilësinë e të korrave. Në të kundërt, fermerët do të fillojnë të prodhojnë më shumë sojë duke reduktuar furnizimin me prodhime të tjera si gruri dhe misri.
Prodhuesit në Amerikë pritet të mbjellin pothuajse 37 milionë hektarë sojë në vitin 2022, një rekord i lartë dhe një rritje prej 4% gjatë vitit 2021, sipas parashikimeve të qeverisë. Plantacionet e misrit ndërkohë do të bien me 4% në 36 milionë hektarë. Ndërsa prodhimi i grurit do të mbetet kryesisht i pandryshuar, raporton abcnews.al
A mund të reduktojmë përdorimin e tyre?
Teknikat moderne të bujqësisë si spektroskopia e tokës mund të matin me saktësi nivelet e lëndëve ushqyese në tokë. Por kjo teknologji që kërkohet është shumë e shtrenjtë kështu që nuk ka gjasa që të ndihmojë fermerët në vendet e varfra.
Një qasje e teknologjisë më të ulët do të ishte përdorimi i metodave bujqësore më pak intensive që ruajnë cilësinë e tokës, të tilla si rotacioni i të korrave, ose “agropylltaria” (plantacione). Por këto metoda kërkojnë kohë dhe përpjekje dhe nuk janë as të shpejta e as efektive sa plehrat kimike.
Sri Lanka tregon vështirësinë e bujqësisë pa kimikatet. Në vitin 2021, qeveria nxitoi të miratonte një plan për ndalimin e plotë të importeve të plehrave si pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë prodhuesi i parë plotësisht organik i ushqimit në botë.
Fermerët paralajmëruan për humbje të të korrave, çmimet e ushqimeve u rritën dhe presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ndalimi u anulua pjesërisht (megjithëse ekonomia e Sri Lankës që atëherë sa vjen e po përkeqësohet).
Tani për tani, nuk ka asnjë alternativë që do të jetë e lehtë për plehrat kimike nëse bota do të mund të ruajë prodhimin e ushqimit në nivelet aktuale.
Kjo do të thotë rritje e çmimit të ushqimeve duke shkaktuar uri në botë.
/abcnews.al