Rusia ka reaguar pasi SHBA bëri të ditur se do të dërgojë në Ukrainë sisteme raketash me rreze të mesme veprimi. Në reagim, Moska thotë se vendimi i SHBA-ve për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash është jashtëzakonisht negativ dhe do të rrisë rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se Moska e sheh këtë të fundit si një zhvillim jashtëzakonisht negativ.
Ryabkov solli në vëmendje edhe planet e SHBA-së për të furnizuar Kievin me sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (Himars).
“Përpjekjet për ta paraqitur vendimin si një element të ‘vetëpërmbajtjes’ janë të padobishme”, tha ai.
“Fakti që Shtetet e Bashkuara, në krye të një grupi shtetesh, janë të angazhuara në një pompim të qëllimshëm të armëve në regjimin e Kievit është një gjë e qartë.” /abcnews.al/