Raketat ruse kanë bombarduar një fabrikën kimike me acid nitrik në Severodonetsk, ka thënë një guvernator lokal ukrainas.
Në një postim në Telegram, Serhiy Gaidai u bëri thirrje banorëve vendas që të mos largohen nga strehimoret për shkak të rrezikut që paraqet tymi toksik nga rezervuari i acidit.
Guvernatori lokal publikoi gjithashtu një foto në të cilën shihet një re e madhe rozë mbi pallatet, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Rusët që shmangin problemet nga lufta në Ukrainë, gjejnë strehë në Mal të Zi
Megjithatë zyrtari nuk dha informacione për viktima, por u nuk kërkuar banorëve të përdorin maska, si pasojë e tymit toksik nga acidi nitrik.
Severodonetsk është bërë një nga zonat më të sulmuara, me forcat ruse që e kanë bërë atë një objektiv kyç në avancimin e tyre.
Nëse Rusia pushton qytetin, do ti jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhansk.
/abcnews.al/