Tragjedia ajrore në Nepal, rritet numri i viktimave

schedule15:21 - 30 Maj, 2022

schedule 15:21 - 30 Maj, 2022

Është rritur numri i trupave të pajetë që humbën jetën gjatë një aksidenti ajror, ku avioni me të cilin po udhëtonin ra në malet e Himalajeve në Nepal.

Nga 14 qe ishte më herët numri i trupave të pajetë ka shkuar në 21.

“Ka shumë pak shanse për pasagjerë mbijetuar,” tha Deo Chandra Lal Karna, zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit.

“Njëzet e një trupa janë gjetur,” tha Narayan Silwol, një zëdhënës i ushtrisë Nepaleze, për AFP një ditë pas tragjedisë.

Ministria e Brendshme njoftoi më herët se avioni “pësoi një aksident” teksa gjendje në një lartësi prej 4420 metrash, në zonën Sanosuare të komunës rurale të Tasang në sektorin Mustang.

Sipas raportimeve, mbetjet e avionit në bordin e të cilit udhëtonin 22 persona u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit.

Mjeti fluturues kishte 20 minuta që ishte në fluturim kur humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë. Në bord ishin 4 shtetas indiane, 2 gjermane dhe 16 nga Nepali.

Në mediat sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë të gjetur pas përplasjes, ndërsa thuhet se shtatë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën mes viktimave. /abcnews.al/