TIRANË – Një pallat i vjetër është përfshirë nga zjarri në zonën e Institutit. Raportohet se pallati ka marrë pjesë në katin e fundit, dhe e gjithë çatia është përfshirë nga flakët. Nga ky zjarr nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi janë nxjerrë në kohë.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Abcnews.al, tymi ka kapluar të gjithë zonën, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e flakëve.
Raportohet se zjarri në këtë pallat ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.
Njoftimi i policisë:
Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/