Mbaroi turnin pastaj e çuan në urgjencë, gardiani i “Shënkollit” kërkoi ndihmë por mjeku i burgut e la të vijonte punën

schedule14:34 - 30 Maj, 2022

schedule 14:34 - 30 Maj, 2022

Polici i burgut të Shënkollit kërkoi ndihmë pasi nuk ishte ndjerë mirë, por mjeku nuk konstatoi probleme shqetësuese, e për këtë arsye e lejoi që të vijonte të punonte. Gjovalin Frrroku, 62 vjeç e përfundoi punën, por pak kohë më vonë humbi jetën.

Drejtori i burgut të Shënkollit e ka raportuar ngjarjen duke konfirmuar se Frroku nuk mori trajtim të specializuar edhe pse kishte paraqitur probleme shëndetësore pas marrjes së detyrës.

Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thuhet se polici mbërri në punë në orën 22:00 dhe turnin do ta përfundonte në orën 06:30 minuta. Gjatë marrjes ësë detyrës dhe dhënies së instruktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem shëndetësor.

Ka qene ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmësmjekja i kane shkuar ne ndihme.

Mjeku që ka kryer vizitën nuk ka konstatuar ndonjë problem shqetësues për të cilin ai mund të zëvendësohej në punë e për pasojë ai ka vijuar të qëndrojë në punë dëri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.

Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqësuar dhe pasi është dërguar në Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Sindikata e punonjësve të policisë së burgjeve. Në reagimin e tyre, mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim po sjellin pasoja të rënda për këta punonjës, ndërsa bëjnë thirrje edhe që të protestohet.