Është përkujtuar 176-vjetori i lindjes së poetit Naim Frshërit, i cili hodhi bazat e letërsisë kombëtare. Ceremonia u organizuar në fshatin e tij të lindjes, në Frashër të Përmetit. Kryetari i shoqatës atdhetare kulturore mbarëkombëtare vëllezërit Frashri, Tomor Kotorri kërkoi nga qeveria që fshati i Poetit të rilindjes të kthehet në një qendër historike muzeale.
Vëmendje të shtuar nga qeveria kërkoi edhe kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.
“Veprimtaria 20 vite, dita naimiane” u organizua nga “Shoqata Kulturore Mbarëkombëtare, Vëllezërit Frashëri” dhe kryegjyshata botërore bektashiane. /abcnews.al/