Zelensky, thirrje botës që ta deklarojë Rusinë shtet terrorist

schedule11:31 - 29 Maj, 2022

schedule 11:31 - 29 Maj, 2022

“Do vijoj t’ia kujtoj botës që Rusia duhet të njihet zyrtarisht si një shtetet terrorist, promovues i terrorizmit.” Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur gjatë natës.

“Kjo është e vërteta e thjeshtë. Kjo reflekton realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe që janë të vendosur ta vijojnë edhe në Evropë. Dhe, kjo duhet të sanksionohet ligjërisht,” shtoi ai.

Po ashtu, Zelensky shtoi se çdo ditë në vendin e tij po punohet për të forcuar mbrojtjen.

“Çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t’i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca. Sigurisht, shumë varet nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për të furnizuar të gjitha forcat. Ukraina është e nevojshme për të mbrojtur lirinë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!